Lajme

Mbi nëntë mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 9.464 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 513 raste pozitive.

Kurse, nuk është konfirmuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar 975 persona.

Ndërsa, gjatë këtij 24 orëshi nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë dhënë afër 2 milionë doza vaksine kundër COVID-19.

Vaksina anti-COVID’19

MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare të vaksinohen me doza përforcuese, ndërsa personat mbi moshën 60 vjet mund të vaksinohen edhe me dozën e katër të vaksinës.

Po ashtu, me qëllim të mbrojtjes së nënës dhe fëmijës, MSH-ja rekomandon vaksinimin edhe të grave shtatzëna.

Kurse, IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të mbajnë maskat në ambiente të mbyllura./Shqip.com