Mbi 252 mijë vaksinime kundër COVID-19
Publikuar:
(10.07.2021 19:16:51)

252 mijë e 938 qytetarë janë vaksinuar deri më tash kundër COVID-19.
Prej tyre 63.529 kanë marrë dy doza, pjesa tjetër është në pritje.
Të shtunën, Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se brenda ditës janë vaksinuar 7.741 qytetarë.
Ndërkohë, gjatë ditës së fundit u raportuan shtatë raste të reja e 22 të shëruar. Vdekje nuk kishte.
Rastet aktiv me COVID-19 janë 134. /Shqip.com