Lajme

Mbi 2 milionë euro të hyra për VV-në gjatë vitit 2021

Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i zgjedhjeve gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur raportet vjetore financiare të audituara të partive politike.

Sipas KQZ-së, këto raporte financiare janë të pa audituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

Lëvizja Vetëvendosje

Sipas raportit të paaudituar të publikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Vetëvendosje  ka mbi 2 milionë euro 105 mijë euro të hyra vjetore, ndërsa deficit për vitin 2021 ka – 213 mijë e 869.64 euro.

PDK-ja

Partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi del se të hyra vjetore ka gjithsej 823 mijë e 068.22 euro ndërsa humbjet për vitin 2021 kapin shifrën prej 49 mijë eurove.

LDK-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës për vitin 2021 ka deklaruar 583 mijë euro të hyra ndërsa ka shpenzime mbi 1 milion e 178 mijë euro.

AAK-ja

Partia më e varfër po del të jetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, ka të hyra mbi 294 mijë euro, ndërkaq shpenzimet i ka më të larta, mbi 477 mijë euro në vit.

Raportet e plota të partive politike i gjeni duke klikuar këtu.

/Shqip.com