Lajme

Mbi 161 mijë raste me COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë

COVID-19

161 mijë e 132 infeksione me COVID-19 janë raportuar në Kosovë që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars të vitit të kaluar.

Të shtunën, Ministria e Shëndetësisë regjistroi edhe katër raste të reja.

Po aq ishte numri edhe i të shëruarve Brenda ditës.

Kështu, deri më tash 157 mijë e 824 pacientë e kanë kaluar Coronavirusin.

Por, të njëjtën s’e përjetuan edhe 2 mijë e 984 qytetarë të cilët e humbën jetën në përballje me virusin famëkeq.

Ndërkohë, raste aktive me COVID-19 janë 324.

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë

Njëkohësisht vaksinimi po vazhdon – vetëm gjatë ditës së fundit dozën e morën e 2 mijë e 777 qytetarë.

Rreth 859 mijë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërkaq, më shumë  se 765 mijë të tjerë e kanë kryer procesin me të dy dozat. /Shqip.com