Lajme Botë

Mbi 1500 të vdekur dhe të plagosur nga tërmeti në Siri

Një raportim i rëndë ka mbërritur nga njëra prej provincave siriane të goditura rëndë nga tërmeti i dy ditëve më parë në rajon që preku edhe Turqinë jugore dhe la pas mijëra të vdekur.

Aktivisti Ahmed Abu Hamza ka treguar se me përjashtim të një “ekipi egjiptian”, asnjë furnizim nuk kishte arritur në provincën Idlib të kontrolluar nga rebelët.

Ai tha se ekuipazhet lokale nuk do të mund të përballonin më shumë se disa ditë pa ndihmë, duke shtuar se “do të ketë një katastrofë në Sirinë veriore”, raportojnë mediat e huaja.

Më shumë se 1,500 njerëz raportohet të kenë vdekur në këtë rajon ku agjencitë e ndihmës janë përpjekur të ndërhyjnë edhe para tërmetit.

Disa ndihma nga vendet që mbështesin Sirinë ose mund të konsiderohen aleatë të mundshëm janë dërguar sot, por ka frikë se regjimi mund ta bllokojë atë që të arrijë në zonat e mbajtura nga grupet rebele.

/Shqip.com