Lajme Botë

Mbi 110 të vdekur pas reshjeve të mëdha në Maharashtra të Indisë

Përmbytjet në Indi,

Të paktën 110 njerëz kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin perëndimor indian, Maharashtra, transmeton SHQIP.

Siç raporton ’BBC’, shirat pushtuan qindra fshatra, duke zhdukur shtëpi dhe duke i lënë banorët të bllokuar.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë për të evakuuar të mbijetuarit, por shumë njerëz raportohen të zhdukur.

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë se ai ishte ankthuar nga humbja e jetëve dhe ka premtuar ndihmë për të prekurit.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të bllokuar të shkojnë në çatitë e shtëpive në mënyrë që ekipet e shpëtimit në helikopterë t’i dallojnë ata.

Ndërsa, shërbimet e trenave janë pezulluar dhe zonat e ulëta të qytetit janë kthyer në zona përmbytjesh.

Ekspertët e motit thonë se reshjet e mëdha të shiut do të vazhdojnë të godasin qytetin gjatë ditëve të ardhshme.

Shirat e dendur në Mumbai nuk janë të rralla. Qyteti përjeton përmbytje çdo vit gjatë sezonit të shirave, por intensiteti i shirave është rritur në kohët e fundit.

Mijëra njerëz migrojnë në qytet çdo ditë në kërkim të vendeve të punës.

Kjo nxit ndërtime të shpejta – dhe shpesh të parregulluara – duke i detyruar shumë të jetojnë në ndërtesa me cilësi të dobët./SHQIP.com