Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19
Publikuar:
(18.08.2021 08:27:11)

10 mijë e 183 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Vetëm gjatë ditës së fundit u regjistrua “rekordi i zi”, plotë 1 mijë e 765 raste të reja.
Ndërkaq u shëruan 121 qytetarë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të martën.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë vaksinuar 21 mijë e 903 qytetarë.
Dozën e parë e kanë marrë 388 mijë e 422 persona, ndërkaq procesin në tërësi e kanë kryer 213 mijë e 279 sosh. /Shqip.com