Mbetjet e kafshëve dyshohet se janë derdhur në lumin e Malishevës në Gjilan

Mbetjet e kafshëve dyshohet se janë derdhur në lumin e Malishevës në komunën e Gjilanit duke bërë që pamja e lumit të ndryshojë.
Inspektorët komunal kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar për këtë ndotje.
Drejtoresha e Inspektorati në komunën e Gjilanit, Entela Hyseni, deklaron se në këtë fshat gjendet një thertore e kafshëve dhe ata janë duke hetuar nëse rrjedhja ka ardhur nga ata.
Thotë se edhe në të kaluarën ata kanë shqiptuar gjoba për ndotje. Gjoba e fundit që është shqiptuar është 700 euro.
“Për këtë rast inspektorët janë në terren dhe janë duke vepruar sipas ligjit. Është afër një thertore mirëpo nuk kam diçka të sigurtë dhe ata duhet të vlerësojnë nëse ka ardhur nga ata. Kemi pasur një rast tjetër në fshatin Livoq të Epërm ku kemi gjobitur 700 euro për shkak se ka ndotur lumin me mbetjet e gjakut”, ka thënë ajo. /Shqip.com
.