Lajme

Mbërrijnë në Shkup trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kufomat e 45 viktimave të aksidentit me autobus në Bullgari.

Dy aeroplanë ishin nisur sot nga aeroporti i Sofjes drejt Shkupit me trupat e pajetë të aksidentit.

Fluturimi i avionëve u prolongua për disa orë për shkak të motit të ligë në Sofje.

Në aeroportin e Shkupit trupat e pajetë po i pret një delegacion i lartë shtetëror.

Prokuroria e Shtetit në Bullgari kanë konfirmuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e një shpërthimi, por se nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar atë.

Aksidenti në Bullgari

“Pamja po bëhet më e qartë çdo orë që kalon. Ekipet po marrin në pyetje viktimat në Pirogov, dy prej tyre janë në gjendje të japin shpjegime, të tjerët janë në shok ose në reanimacion, edhe pse pa rrezik për jetën. Po ashtu janë marrë në pyetje dëshmitarët okularë në vendngjarje”, në një konferencë zv/kryeprokurori i shtetit, Borislav Sarafov.

Më 23 nëntor, një autobus me udhëtarë ishte aksidentuar rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Autobusi i cili ishte përfshirë nga flakët, kishte pasagjer kryesisht me origjinë shqiptare, 45 pasagjer mbetën të vdekur prej tyre, 12 ishin fëmijë.

Ndërkaq, shtatë persona i mbijetuan aksidentit./Shqip.com