Mbaron pjesa e parë – ende qetësi në “Santiago Bernabeu”
Publikuar:
(04.05.2022 21:47:08)

Nuk ka gola pas 45 minutave.
Real Madrid dhe Manchester City po barazojnë 0-0 pas 45 minutave lojë në “Santiago Bernabeu”.
“Mbretërit” e zhvilluan një lojë të koncentruar në repartin defanziv, duke shpresuar t’i ndëshkojnë me kundërsulme.
Në anën tjetër, skuadra e udhëehqur nga Pep Guardiola ishte më kërkuese thuajse në çdo aspekt.
Ata e rrezikuan dy herë portën e Thibaut Courtois, i cili u tregua fanstatik me intervenimet e tij.
Rezultati i ndeshjes së parë ishtë 4-3 në të mirë të anglezëve dhe nëse shifrat mbesin të njëjta, City kualifikohet tutje. /Shqip.com