Sport Ndërkombëtar

Mbarojnë pa fitues derbit në Itali dhe Francë

Juventusi

Ka mbaruar me barazim 1-1, kryendeshja e javës në Serie A, ndërmjet Interit dhe Juventusit.

Neurezurët e nisën më mirë këtë takim dhe shënuan të parët, por nuk arritën që ta ruajnë epërsinë, shkruan Shqip.com.

Golin e parë në këtë takim, e shënoi Edin Dzeko, pas 17 minutave lojë.

Goli i shënuar nga Edin Dzeko

Për sulmuesin boshnjak, ky ishte goli i shtatë këtë sezonë në Itali. Ani pse është 34 vjeçar, ai po tregon se ka çka t’i ofrojë futbollit ende.

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa goli i barazimit vonoi deri në minutën e 89-të.

Ishte, Paulo Dybala që realizoi nga pika e bardhë për të i siguruar “Zonjës së vjetër” një pikë të “artë”.

Pas këtij barazimi, Interi mbetet në pozitën e dytë me 18 pikë, ndërsa Juventusi është  në vendin e shtatë, me katër pikë më pak.

Goli i shënuar nga Paulo Dybala

Një lojë shumë e fortë u zhvillua edhe në Francë, ku Marseille dhe PSG u ndanë baraz, pa gola.

Në një atmosferë të zjarrtë, të  dyja skuadrat patën raste  të shumta shënimi, por nuk arritën që të  i konkretizonin.

Pjesa e parë i takoi parsienëve, të cilët e patën posedimin më të madh të topit dhe rrezikuan disa herë, po i mungoi fati.

Ndërsa, nga minuta e 57-të, ata ishin me një futbollist më pak në fushën e gjelbër, pasi Achraf Hakimi u ndëshkua me të kuq.

Image
Momente nga takimi

Marseille u hodh me të  gjitha forcat në sulm për ta shfrytëazuar epërsinë numërike, por reuzltati mbeti i njëjti deri në fund.

Përkundër barazimit, PSG-ja është lider në Ligue 1, me 28 pikë, ndërsa Marsielle pozicionohet në vendin e katërt./Shqip.com