Sport Ndërkombëtar

Mbappe thotë ‘Hala Madrid’

Kilian Mbape është lojtari më i ri i Real Madridit tanimë zyrtarisht.

Francezi vetëm pak minuta pas këtij lajmi ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë disa foto të tij si fans i Real Madridit, shumë vite më parë.

Ai shkruan se kjo është një ëndërr e bërë realitet, teksa shton se askush nuk mund ta kuptojë se sa i emocionuar është tani. Mbape ka nënshkruar me “galaktikët” një kontratë 5 vjeçare.

Postimi:

Një ëndërr e bërë realitet!

Shumë i lumtur dhe krenar që i bashkohem klubit të ëndrrave të mia @realmadrid

Askush nuk mund ta kuptojë se sa i emocionuar jam tani.

Mezi pres t’ju shoh, Madridistë, dhe faleminderit për mbështetjen tuaj të pabesueshme.

/Shqip.com