Sport Ndërkombëtar

Mbappe reagon pas humbjes nga Milani

Kylian Mbappe

Pasi PSG u mund dje nga Milani në San Siro me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për grupet e Champions League, ka reaguar kapiteni dhe ylli i skuadrës pariziene, Kylian Mbappe.

Ai u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit të tij në këtë sfidë.

“Është një disfatë, një disfatë e dytë jashtë shtëpie, nuk është kurrë e lehtë të humbasësh, jemi të zhgënjyer. Dështuam në disa gjëra dhe do të tentojmë të përgjigjemi në shtëpi kundër Newcastle”, u shpreh sulmuesi për reporterët pas ndeshjes.

Megjithëse PSG shënoi e para me ish-interistin Skriniar, Milani arrit ta kthejë rezultatin me dyshen Leao-Giroud.

/Shqip.com