Mbappe largohet nga qendra stërvitore e PSG-së

Kylian Mbappe tash e sa ditë ka treguar vendosmërinë për t’u larguar nga Paris Saint-Germain.
Sulmuesi francez ka kërkuar nga klubi i tij që ta pranojë ofertën e Real Madrid për transferimin e tij.
“Los Blancos” së fundmi kanë ofruar 180 milionë euro për talentin francez, ofertë kjo që ende nuk është pranuar nga PSG.
Megjithatë, mediat spanjolle dhe franceze kanë raportuar se Mbappe tashmë është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij.
Pamjet që po qarkullojnë nëpër mediat evropiane, shihet Mbappe teksa ka grumbullar gjërat e veta dhe po largohej nga qendrat stërvitore të PSG-së.

Gjithnjë duke u bazuar në raportimet e mediave spanjolle dhe franceze, transferimi i Mbappes drejtë Madridit është çështje ditësh, për të mos thënë orësh.
PSG pritet të pranojë ofertën e skuadrës madriliene pasi Mbappe nuk ka pranuar rinovimin dhe verën e ardhshme është lojtar i lirë./Shqip.com