Sport Ndërkombëtar

Mbappe: Ëndrra ime për Real Madridin nuk ka marrë fund

Zgjodhi të qënrojë ‘besnik’ ndaj Paris Saint Germain-it.

Kylian Mbappe i shoi fansave të Real Madridit ëndrrën prej më shumë se tre sezoneve.

I pyetur nëse e ardhmja do të mund t’i rezervote atij një vend në “Bernabeu”, francezi nuk i mbylli dyert e opsioneve.

Kylian Mbappe dhe presidenti i PSG, Naser Al Khelaifi

“Ëndrra e Real Madridit ka përfunduar? Asnjëherë, kurrë … nuk mund ta dini kurrë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jam i fokusuar tek e tashmja dhe doja të vazhdoja te PSG”, tha ai në intervistën për BBC.

“Kritika në Madrid – e pranoj dhe shpresoj se do të më kuptojnë”, shtoi 23 vjeçari.

Ai foli edhe për momentin se kur mori vendimin për të vazhduar me kampionin e Francës dhe si e komunikoi atë te presidenti i mardilenëve, Florentino Perez.

“Javën e klauar e mora vendimin të qëndroj. Fillimisht, i tregova presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, sepse kam shumë respekt për të dhe klubin. Mendoj se ishte e rëndësishme ta thoja personalisht, ‘nuk do të shkoj’.”, kishte shtuar sulmuesi.

Përndryshe, me kontratën e re te PSG, Kylian Mbappe do të bëhet lojtari më i paguar në histori të futbollit – e cila do t’i zgjasë deri më 2025.

Kylian Mbappe duke prezantuar vazhdimin në PSG para tifozëve në “Parc Des Princes”

Përveç pagës ‘stratosferike’, kampioni i botës me “Gjelat” do të shohë gjirollogarinë e tij të shpërthejë nga shuma prej 300 milionë eurove bonusesh.

Kurse, një ndryshim i ‘sedkondave të fundit’ nga ai nuk u prit aspak mirë nga përkrahësit e 13 herë fituesit të Ligës së Kampionëve. /Shqip.com