Lajme

MASHTI i kundërpërgjigjet SBASHK-ut: Të shtunën do të ketë mësim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nuk ka pranuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për zëvendësimin e orëve të humbura.

Lidhur me këtë vendim të Sindikatës ka ardhur edhe reagimi nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Nga Ministria thonë se dita e shtunë nuk do të jetë ditë pushimi por ditë mësimi.

“Bazuar në ndryshimet në kalendarin e rishikuar, ju informojmë se dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat. Gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 % e ditëve të vitit shkollor të cilat duhet të zëvendësohen. Për shkak të çrregullimeve në pandemi, humbjet në arsim në Kosovë janë shumë të mëdha, derisa këto humbje janë shtuar edhe më shumë për shkak të grevave” thonë nga MASHT.

Po ashtu nga MASHTI kërkon që të gjitha shkollat të organizohen sa më mirë për mbajtjen e orëve të humbura për shkak të grevës, ashtu siç e parasheh kalendari i rishikuar dhe se Inspektorati i Arsimit do të jetë në terren dhe do ta mbikëqyrë zbatimin e kalendarit të vitit shkollor.

Lexo edhe:
Orët e humbura për shkak të grevës zëvendësohen në muajt tetor, nëntor, dhjetor dhe janar

Bazuar në planin e ministrisë, orët e humbura për shkak të grevës do të zëvendësohen në muajt tetor, nëntor, dhjetor dhe janar.

Lexo edhe:
Këshilli i Prindërve pas takimit me presidenten: Do të bojkotojmë zëvendësimin e orëve të humbura nga greva

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, ka thënë se do të bojkotojnë orët e humbura të mësimit pas përfundimit të grevës.

/Shqip.com