Lajme

MASHTI fton studentët që studiojnë jashtë në nivelin e doktoratës që të aplikojnë për mbështetje financiare

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka ftuar studentët kosovar të cilët ndjekin e doktoratures në 500 universitetet me të mira në botë që të konkurrojnë për përfitimin e mbështetjes financiare nga ministria.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, MASHTI ka thënë se kjo mbështetje vjetore është në vlerë të 8.500 eurove.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrje, me të cilën ftohen studentët kosovarë që ndjekin studimet e doktoraturës në 500 universitetet më të mira në botë, që të konkurrojnë për përfitimin e mbështetjes financiare për doktoraturë në vlerë vjetore prej 8,500 euro”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Kjo thirrje është e hapur nga sot (19.09.2022) deri më 03.10. 2022, në ora 16.00.

Sipas MASHTI-t, aplikimi bëhet në platformën e-Kosova./Shqip.com