Masakër në Shkodër/ Përplasja mes grupeve, 2 persona të vdekur dhe disa të plagosur! Dy automjete në ecje hapin zjarr dhe…
Masakër në Shkodër/ 2 viktima nga të shtënat me armë zjarri
Ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën pasditen e sotme, ku nga raportimet e para dyshohet se kanë mbetur të vrarë me armë zjarri 4 persona, dhe dy të tjerë janë plagosur.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy makina që kanë qenë në lëvizje kanë hapur zjarr ndaj njëra-tjetrës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se objektiv i këtij atentati kanë qenë 2 persona, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ky i fundit është djali i ish kandidatit të PD në Shkodër Xhemal Bushati ku përpara pak muajsh ra dhe preh e një kërcënimi me armë.
Ndërsa shënjestër e atentatit dhe njëkohësisht viktimë, ka mbetur Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, fis i njohur për përplasjen e përgjakshme me fisin e Bajrave në Shkodër.
Ndërkohë, një prej mjeteve, me targa kroate është përplasur më pas me një mur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe 5 ambulanca.
/Shqip.com