Marrëveshja për energji, Bundestagu gjerman uron Kosovën, Serbinë dhe BE-në

Zëdhënësi i Bundestagut gjerman, Steffen Hebestreit, e ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes për energjinë elektrike.
Hebestreit përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Gjermania i mbështet plotësisht hapat e ardhshëm, drejtë normalizimit.
“Kancerlari gjerman Olaf Scholz, gjatë udhëtimit të tij fundit në rajon: Gjermania i mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejtë normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë!”,ka shkruar ai.
Congratulations to chief negotiators of Serbia and Kosovo and EUSR Lajčák! As @Bundeskanzler Scholz underlined during his recent trip to the region: Germany fully supports the next steps towards comprehensive normalization of relations between Kosovo and Serbia! https://t.co/86XRqQYeTs
— Steffen Hebestreit (@RegSprecher) June 21, 2022
i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili këtë marrëveshje e ka cilësuar si një hap të madh përpara.
“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçk.
Lidhur më këtë marrëveshje gjatë vikendit ishte deklaruar edhe kryeministri i Kosovës.
Ai ka thënë se duhet të ketë kujdes në deklarata deri në arritjes e marrëveshjes me Serbinë.
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaronte se shpresonte të paktën në një marrëveshje./Shqip.com