Sport Ndërkombëtar

Maroku – Kroacia, përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Marokut e Kroacisë, e vlefshme për rrethin e parë të Grupit F në Kupën e Botës, Katari 2022.

Pas 45 minutave të parë, rezultati është i barabartë 0:0.

Përveç angazhimit të madh të të dyja palëve, dashamirët e futbollit nuk panë asgjë të veçantë në fushën e lojës, sidomos nga Kroacia që shihet si favorit në këtë ndeshje.

Në fakt kroatët në çastet e fundit e patën një mundësi të shënojnë, por Stefan Vlasic nuk ia doli të mposhtë portierin maroken Bono.

Ndeshja tjetër e Grupit F ndërmjet Belgjikës e Kanadasë fillon në orën 20:00.

/Shqip.com