Rozë

Marina Vjollca shkëlqen pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano

Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca ka mahnitur edhe një herë tjetër me stilin e saj të dukjes.

Bukuroshja shqiptare së fundmi ka marr pjesë në Javën e Modës në Milano, ndërsa u shfaq me një veshje unike.

Marina ishte pjesëmarrëse në sfilatën e markës “Moncler” të Pharrell, u u paraqit e veshur me një mini-fustan me ngjyrë të zezë dhe mëngë të gjata të cilin e përshtati me një jelek të bardhë sipër.

Prezantuesja si detaje vendosi një kapele me shkëlqim dhe rruaza lëshuar sipër fytyrës që ia mbulonin sytë.

Çanta ngjyrë metali dhe këpucë me taka ishin një tjetër aksesor që Marina e kombinoi në pamjen e saj elegante.

“Mbrëmë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotove që morën pëlqime e komente të shumta nga miq dhe admirues të saj.

Ndërkohë, Marina sapo është rikthyer nga pushimet familjare që kaloi në Afrikë me bashkëshortin e saj, reperin Getoar Selimi dhe vajzën e tyre.

/Shqip.com