Sport Ndërkombëtar

Manchester United merr tri pikë të vështira përball Wolves

Goli i Mason Greenwood kundër Wolves

Manchester United ka marrë tri pikë të vështira në udhëtim te Wolverhampton Wanderers në kuadër të javës së tretë të Premier League, e cila përfundoi me rezultat 1-0.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të barabarta nga të dyja skuadrat, ku kishte edhe raste të mira për shënim, por përkundër kësaj as rezultati nuk ndryshojë.

Në pjesën e dytë, në disa raste më të mirë u treguan vendasit ku kërkonin të merrni tri pikë ndaj United.

Memomenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 80-të të ndeshjes, kur Mason Greenwood goditi fuqishëm drejtë portës së Jose Sa për të shënuar edhe gol.

Pas kësaj fitore, Manchester United tani gjendet në vendin e tretë me shtatë pikë të grumbulluara pas tri ndeshjeve.

Ndërsa nga ana tjetër, Wolves gjendet në vendin e 18-të ku pas tri ndeshjeve ende nuk kanë siguruar pikë./Shqip.com