Sport Ndërkombëtar

Manchester United arkëton pikë të plota ndaj Fulhamit me golin e realizuar në sekodat e fundit të ndeshjes

Manchester United ka fituar 2-1 me Fulhamin në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

Pas 14 minutash lojë, Christian eriksen kaloi Djajtë e Kuq në epërsi me një asistim të Bruno Fernandez.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa e dyta ishte me një intensitet edhe më të lartë.

Në minutën e 61-të, ish-lojtari i United, Daniel James shënoi për 1-1 me një asistim të Tom Cairneyt.

Deri në fund, lojtarët e Erik ten Hag nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthenin epërsinë.

Ishte Alejandro Granacho (90+3’), ai që shënoi për 2-1, ndërsa Eriksen ishte asistuesi.

Pas javës së 16-të Manchester United gjendet në vendin e pestë me 26 pikë, ndërsa në xhiron e 17-të takohen me Nottinghamin.

/Shqip.com