Manchester importon tri pikë të rëndësishme

Manchester United ka fituar 1-0 në udhëtim te Bournemouthi në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premiere.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, “Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Casemiro.
I njëjti futbollist e lëshoi një mundësi të artë për golin e dytë personal, pasi në minutën e 41-të nuk ia doli ta mposhtë Neton nga afërsia.
Edhe Wout Weghorst (63’) kishte një rast ideal për gol, por sërish Neto ishte në vendin e duhur dhe priti goditjen.
Neto e priti edhe gjuajtjen e Bruno Fernandes në minutën e 76-të, duke shpëtuar skuadrën e tij nga një humbje e thellë.
Pas javës së 36-të, Manchester United vazhdon të jetë në vendin e katërt me 69 pikë, aq sa ka edhe Newcastle United, ndërsa në xhiron e 37-të takohet me Chelsean.
/Shqip.com