Manchester City po mposhtet, Liverpooli i pandalshëm

Manchester City është duke u mposhtur nga Crystal Palace, pas 45 minutave lojë.
Në këtë takim, “qytetarët” janë favorit në letër, por gjërat nuk po shkojnë sipas planit, shkruan Shqip.com.
Goli i parë në këtë takim u shënua nga Wilfred Zaha, pas vetëm gjashtë minutave lojë.
Në anën tjetër, skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola provoi disa herë të barazonte rezultatin, por nuk arritën që të shënojnë.
Me rezultatin momental, City gjendet në pozitën e tretë, ndërsa Brightoni ngritet në vendin e gjashtë.
Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në “Anfield Road”, Liverpooli është duke shënuar fitore me rezultat 2-1.
Pas vetëm katër minutave lojë, ishte Jordan Hernderson që e dërgoi topin në rrjetë, kurse asistues ishte Mohamed Salah. Për ta dysfishuar rezultatin, u kujdes Sadio Mane, në mintën e 24-të.
Golin e vetëm për mysafirët e realizoi, Enock Mwepu, katër minuta pa përfunduar takimi.
Në ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate, pas 45 minutave lojë:
Burnley 3-0 Brentford
Newcastle United 0-0 Chelsea
Watford 0-1 southampton /Shqip.com