Manchester City nuk ndalet
6 fitore në 6 ndeshje. Manchester City është perfekt, duke marrë të gjitha pikët e mundshme deri tani në kampionat.
Sot skuadra e Pep Guardiolës mposhti 2-0 Nottingham, nën prezencën e tifozëve të vet në “Etihad”.
Mbrojtja e mysafirëve u thye më shpejt se ç’pritej. Vetëm shtatë minuta zgjatën ekuilibrat, pasi Foden koordinohet në mënyrë perfekte me të majtën, ndërsa portieri Turner e pati të pamundur t’i ndërronte udhën atij topi.
Haaland dyfishoi shifrat me kokë në minutën e 14-të, duke i bërë gjërat akoma edhe më të thjeshta.
“Qytetarët” nuk e nisën si duhet pjesën e dytë.
Rodri, në nerva e sipër kap për fyti kundërshtarin (Morgan Gibbs-Ëhite) kryesori Taylor nuk hezitoi aspak për të nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq.
As në superioritet numerik, te Nottingham nuk u rifutën dot në lojë, me rezultatin që mbeti deri në fund 2-0.
/Shqip.com