Sport Ndërkombëtar

Manchester City-Liverpool, publikohen formacionet zyrtare

Liverpoool-Manchester City

Në “Anfield Road” me fillim nga ora 17-30 do të takohen dy nga pretendentët kryesorë për titullin e kampionit, Manchester City-Liverpool.

Për këtë ndeshje, Pep Guardiola ka vendosur që të mos i ikë sistemit 4-3-3, por ka bërë disa ndryshime në ekip.

Ai ka vendosur që të lë në bankën rezervë, Rahem Sterling dhe Riyad Mahrez, ndërsa para tyre i ka besuar Phil Foden dhe Jack Grealish.

I rikthyer në formacionin e “qytetarëve” është Gabriel Jesus, që kundër PSG-në ishte rezervist.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "31. STARTING 2. 3. 14. 27. 16. 17. EDERSON WALKER DIAS C LAPORTE CANCELO RODRIGO DE BRUYNE 20. BERNARDO JESUS FODEN GREALISH 9. 47. 10. SUBS STEFFEN, CARSON, STONES, AKE, STERLING, TORRES, FERNANDINHO, MAHREZ, PALMER ANCHESTE CITY PRESENTED BY HAYS Technology"
Formacioni zyrtar i Manchester Cityt

Në anën tjetër, Jurgen Klopp ka bërë disa ndryshime të detyrueshme për shkak të mungesave.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes, ai ka vendosur James Milner, pasi Trent Alexander-Arnold është i lënduar.

Po ashtu për shkak të lëndimit, në këtë ndeshje nuk është i ftuar as Thiago Alcantara, ndërsa rolin e tij në këtë ndeshje do e bartë Curtis Jones.

Treshja e sulmit përbëhet nga Mane, Salah dhe Jota, ndërsa Firmino e nis takimin nga banka rezervë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "Premier League STARTING XI ALISSON MILNER MATIP VAN DIJK ROBERTSON FABINHO HENDERSON JONES MANE SALAH JOTA SUBS KELLEHER, KONATE, KEITA, FIRMINO, GOMEZ, OXLADE-CHAMBERLAIN, MINAMINO, TSIMIKAS, WILLIAMS L.F.C. X futuremakers byStandardChartered by Standard Chartered LIVERPOOL VS MANCHESTER CITY"
Formacioni zyrtar i Liverpoolit

Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, Manchester City është në vendin e gjashtë me 13 pikë, një më pak se Liverpooli që është në vendin e dytë./Shqip.com