Manchester City – Inter, mbyllet pjesa e parë
Publikuar:
(10.06.2023 21:55:34)

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Manchester Cityt e Interit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.
Pas 45 minutave të parë, skuadrat në pushim kanë shkuar me rezultatin e barabartë 0-0. Skuadra angleze pati më tepër nga loja, duke e poseduar topin në 61 për qind të kohës, por nuk arriti të shënojë.
Rasti më serioz ishte në minutën e 27-të, kur Erling Haaland ishte afër të shënonte, mirëpo Andre Onan bëri një pritje fantastike.
/Shqip.com