Sport Ndërkombëtar

Manchester City – Guardiola, palët kanë marrë vendimin përfundimtar

Manchester City ka njoftuar se Pep Guardiola ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare.

Kontrata e tij e re do të thotë se ai do të qëndrojë në “Etihad” deri në verën e vitit 2025, duke i shuar zërat për një largim të mundshëm.

Nën drejtimin e tij, Manchester City ka arritur shumë suksese. Ai deri më tani ka fituar 11 trofe , duke përfshirë katër nga pesë titujt e fundit të Premier League.

Në të gjitha garat, ai ka fituar 271 nga 374 ndeshjet që ka udhëhequr, duke i dhënë atij një përqindje të jashtëzakonshme fitoresh prej 72.4 për qind.

City ka shënuar 921 gola gjatë kësaj periudhe, me një mesatare prej 2.46 gola për lojë.

/Shqip.com