Sport Ndërkombëtar

Manchester City – Atletico Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Simeone dhe Guardiola

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së vlefshme për çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Manchester Cityt dhe Aletico Madrid.

Pep Guardiola – ka vendosur të mos i ikë rreshtimit 4-3-3 edhe në këtë takim.

Sulmi i kampionëve të anglezëve përbëhet nga Mahrez, Sterling dhe De Bryne.

Teksa, në mesfushë nga minuta e parë e takimit do luajnë Bernardo, Gundogan dhe Rodri.

Image
Formacioni startues i Manchester Cityt

Një ndryshim i detyruar i “qytetarëve” është futja e Stones – në krahun e djathtë të mbrotjes për shkak të mungesës së Walker.

Në anën tjetër, Atletico e ka nisur këtë takim me rreshtim 5-3-2.

Diego Simeone – duket që nuk ka dashur të rrezikojë asgjë dhe ka startuar me vetëm dy sulmues: Griezmann dhe Felix.

Teksa, në bankën rezervë ka mbetur Luis Suarez.

Image
Formacioni startues i Atletico Madrid

Një mungesë e rëndësishme për madrilienët është Gimenez – i cili është lider i repartit defanziv.

Në vend të tij – nga minuta e parë do luaj Felipe.

Paraprakisht, Atletico e kishte eleminuar Manchester Unitedin, kurse City e dërgoi në shtëpi Leipzigun.

Në të njëjtin orar do të zhvillohet edhe takimi tjetër – ndërmjet Benficës dhe Liverpoolit. /Shqip.com