Lajme

Maksimumi 5 minuta pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Ilustrim

Gjatë mëngjesit të së hënës për dalje nga Kosova, pritjet më të gjata kanë qenë pesë minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare Për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat e kalimit pritjet maksimale janë 3 deri në 5 minuta.

Po ashtu, nuk ka kolona të veturave në asnjë prej tyre.

Theksojmë se fluksi më i madh në pikat kufitare është gjatë pushimeve verore dhe atyre dimërore kjo për shkak të mërgimtarëve./Shqip.com