Lajme Ballkan

Makron nis vizitën dyditore në Beograd

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti francez Emanuel Makron nis vizitën e tij dyditore në Serbi, ku do të pritet nga homoblogu i tij Aleksandar Vuçiq.

Dy krerët e shteteve, pritet që të forcojnë dhe thellojnë marëdhëniet dypalëshe Serbi-Francë.

Pas vizitës së sotme në Beograd, të premten Makron do të vizitojë Novi-Sadin.

Kjo është vizita e dytë në pesë vite e Presidentit Makron në Beograd.

Gjatë kësaj vizite, Makron dhe Vuçiq pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë Rafale.

Vizita e Makronit në Serbi vjen po ashtu pas gati rreth 5 muajsh, pasi presidenti francez priti në Paris homologun Vuçiç.

Në shkurt të vitit 2023, Vuçiq u tha gazetarëve se blerja e avionëve Rafale do të jetë blerja më e madhe nga buxheti i ushtrisë serbe në një vlerë prej 3 miliardë eurosh.

/Shqip.com