Lajme

Makina përplas për vdekje 17-vjeçarin në Fushë Krujë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë-Krujë mbrëmjen e kësaj të shtune rreth orës 21:30.

Një automjet ka përplasur për vdekje një 17-vjeçar. Adoleshenti humbi jetën menjëherë si pasojë e përplasjes së fortë.

Drejtuesi i mjetit, A.K., është shoqëruar në komisariat nga policia për t’u pyetur në lidhje me rrethanat.

Ndërsa grupi hetimor po heton për shkaqet.

/Shqip.com