Majlinda Kelmendi shpallet “Qytetare me Merita të Veçanta”
Publikuar:
(13.10.2021 11:35:33)

Majlinda Kelmendi është shpallur “Qytetare me Merita të Veçanta”.
Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, përcjellë Shqip.com.
Në këtë mbledhje, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë ndër të tjera se ajo është shndërruar në ikonë të sportit në Kosovë.

“Majlinda Kelmendi me arritjet e saj është shndërruar në ikonë të sportit kosovar. Ajo i ka dëshmuar rinisë se kur punohet me përkushtim suksesi është i pashmangshëm. Ajo do të merr si pagë mujore 1321 euro në muaj”, tha ai ndër të tjera.
Kelmendi, që i kishte sjellur Kosovës medaljen e parë në xhudo, është pensionuar para pak kohëve, ndërsa tashmë kontributin e saj do e jap si ndihmëse e Driton Kukës./Shqip.com