Sport Ndërkombëtar

Magjistari kroat mbetet te “Mbretërit”

Luka Modric ka vazhduar bashkëpunimin në shtëpinë e tij të dytë – Real Madridin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqeve të tyre zyrtare, të mërkuren.

“Modric2023”, është moto e zyrtarizimit.

“Jam shumë i lumtur të njoftoj se vazhdoj të luaj për klubin më të mirë në botë. Kanë kaluar 10 sezone duke përmbushur ëndrrën për të veshur fanellën e Real Madridit, por unë jam ende me shpresën dhe dëshirën e ditës së parë. Ne vazhdojmë. Hala Madrid!”, ka shkruar lojtari në Instagram.

Modric në rrjetin e tij social Instagram

Luka iu bashkua “Los Blancos” në verën e vitit 2012 nga Tottenham Hotspur – për 35 milionë euro.

Fillimisht ai u konsiderua si blerje e dështuar, por, shifrat dhe magjia që ka dhuruar në fushë për një dekaëd flasin ndryshe.

Luka Modric me Topin e Artë

Madje, 36 vjeçari u shpall fitues i Topit të Artë në vitin 2018, duke lënë pas vetes lojtarë si Messi dhe Ronaldo.

Statisktikisht ai qëndron shumë mirë, duke shënuar 31 gola dhe 73 asistime pas 436 paraqitjesh për kryeqytetasit në të gjitha garat.

Luka Modric me trofeun e Ligës së Kampionëve

Po ashtu, ai është fitues i pesëfishtë i Ligës së Kampionëve. /Shqip.com