Sport Ndërkombëtar

“Magjistari i vogël” nominohet për Topin e Artë

Pedri nominohet për Topin e Artë

Në “Camp Nou” zbarkoi pa zhurmë të madhe, pasi vinte nga liga e dytë e futbollit spanjoll, teksa për kartonin e tij, Barcelona kishte paguar vetëm 5.8 milionë euro.

Ani pse është vetëm 18 vjeçar, Pedri Gonzales ka “rrëmbyer” zemrat e tifozëve blaguran, ndërsa sonte është nominuar në mesin e 30 futbollistëve që garojnë për Topin e Artë, shkruan Shqip.com.

Mesfushori spanjoll po konsiderohet si njëri nga talentët më të mëdhenjë të dalë në botën e futbollit viteve të fundit.

Pedri Gozales gjatë një ndeshje kampionale me Barcelonën

Ai ishte startues i padiskutueshëm te katalunasit në sezonën e kaluar, me Ronald Koemanin, i cili duket që ka besim të madh te “djaloshi i artë”.

Madje, Pedri ishte ftuar edhe nga kombëtarja spanjolle në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

“Magjistari i vogël” u shndërrua për një kohë të shkurtër si pjesë e pandashme e formacionit të Luis Enriques dhe në fund të kompeticionit u zgjodh në 11-shen më të mirë të Evropianit, duke lënë pas tij shumë mesfushorë të klasit botëror.

Pedri is golden! Receives the 'Young Player of the Tournament' award at the  Eropean Championship
Pedri Gonzales gjatë Kampionatit Evropian

Në përgjitësi, me klub dhe me kombëtare ai zhvilloi plot 72 ndeshje në sezonën e kaluar duke dhënë sinjale që qëndron mirë edhe në aspektin fizik./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "2021 BALLON D'OR NOMINEES Cesar Azpilicueta Nicolo Barella Karim Benzema Leonardo Bonucci Kevin De Bruyne Girogio Chiellini Cristiano Ronaldo Ruben Dias Gianluigi Donnarumma Bruno Fernandes Phil Foden Erling Haaland Jorginho Harry Kane N'Golo Kante Simon Kjaer Robert Lewandowski Romelu Lukaku Riyad Mahrez Lautaro Martinez Kylian Mbappe Lionel Messi Luka Modric Gerard Moreno Mason Mount Neymar Pedri Mo Salah Raheem Sterling Luis Suarez 人 All CCOR LIVE C LIMITLESS 30"
Lista e plotë e futbollistëve të ftuar për Topin e Artë