Macron – kryeministrit të Australisë: Më gënjeve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se kryeministri i Australisë Scott Morrison – e ka gënjyer për një marrëveshje të anuluar të nëndetëseve.
I pyetur nëse ai mendon se Morrison ishte i pavërtetë, presidenti u përgjigj: “Nuk mendoj, e di”.
Macron u zemërua pasi Australia anuloi një marrëveshje prej 37 miliardë dollarësh për të ndërtuar 12 nëndetëse dhe në vend të kësaj negocioi një pakt të ri mbrojtjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe – të ashtuquajturin “Aukus”
Morrison mohon se ai ishte i pandershëm, raporton BBC, transmeton Shqip.com.

Dyshja u takuan në samitin e G20-ës në Romë për herë të parë që nga shpërthimi i grindjes në shtator.
Në periferi të mbledhjes, presidenti Macron u pyet nga një gazetar australian nëse ai mund t’i besonte sërish kryeministrit austrialian.
“Do të shohim se çfarë do të japë ai”, u përgjigj Macron.
“Kam shumë respekt për vendin tuaj, kam shumë respekt dhe shumë miqësi për popullin tuaj. Thjesht them kur kemi respekt, duhet të jeni të vërtetë dhe të silleni në përputhje me këtë vlerë”, deklaroi i pari i Francës. /Shqip.com