Lajme Botë

Macron dhe Soltz i shkruajn Vuçiqit: Tregoni gatishmëri për vendime të vështira

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka marrë një letër të përbashkët nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor bëhet realitet dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata dypalëshe dhe rajonale”, thuhet në letrën e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, raporton RTS.

Po ashtu është bërë e ditur se ata deklarojnë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

“Ne po ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara janë të nevojshëm urgjentisht, si në planin praktik dhe politik”, thuhet më tutje në letër.

Ata kanë propozuar që këshilltarët, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për të çuar shpejt procesin përpara./Shqip.com