Lajme

Lushtaku e quan “turp” pretendimin se Thaçi e Veseli kanë ndërhyrë në konventën e PDK-së

Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, e ka quajtur “turp të madh”, pretendimet se Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kanë ndërhyrë në përcaktimin e Memli Krasniqit si kandidat për kryetar të PDK-së.

“Unë e kam parë një prononcim edhe të një analisti dhe mendoj që kjo është turpi më i madh që e bëni këtë pyetje ju edhe ata. Ata tani gjenden në Hagë. Dhe mendoj që nuk është mirë që ne tani të flasim për ata”, ka thënë ai para hyrjes në konventë.

PDK po e zhvillon konventën e dhjetë, ku pos kryetarit do të ketë ndryshime edhe në kryesi.

Lushtaku, shtoi se nuk do të jetë pjesë e kryesisë së re, përcjell Shqip.com

Ndërsa, për mos-sfidimin e Memli Krasniqit nga dikush tjetër, Lushtaku theksoi se “nuk kanë mundur t’ia imponojnë askujt”.

“Nuk mundem të paragjykojë se si do të shkojë. Ne po i ndjekim të gjitha procedurat. Besoj se zgjedhja do të jetë e lehtë për Partinë Demokratike të Kosovës.  Nuk mundemi ne tani që të sjellim edhe një kandidat edhe ti themi, eja kandido”. /Shqip.com