Lukaku – “pa të ardhme në Chelsea”

U bë titull gazetash vitin e kaluar para pak muajsh.
U la jashtë ekipit për disa ndeshje nga trajneri Thomas Tuchel, pasi dha komente se nuk ishte i lumtur tek Chelsea.
Për këtë temë ka folur ish-mesfushori i Anglisë, Carlton Palmer, raporton “Goal“.
“Unë nuk mendoj se ai ka një të ardhme nën Tuchel, unë me të vërtetë nuk mendoj”, tha Palmer për talkSPORT.

“Kur u kthye për herë të parë, e filloi sezonin me zjarr. Ai është një futbollist absolutisht fantastik dhe thjesht nuk e kuptoj pse një trajner do të nënshkruante një lojtar për atë shumë parash dhe më pas do të përpiqej të ndryshonte mënyrën se si ai e luan lojën.
“E keni parë mënyrën se si luan Lukaku, ai luan mbi shpatullën e lojtarit të fundit, i pëlqen që topi të vijë shpejt dhe herët në skuadrat për të përdorur ritmin e tij”, tha ai.

Sipas Palmer, trajneri gjerman nuk e pëlqen këtë lloj loje dhe as me numrin e golave – përderisa skuadra fiton.
“Në fillimin e sezonit të gjithë thoshin se Chelsea do të jetë sfiduese për titullin e Premierligës, pastaj papritur Lukaku nuk ka qenë pothuajse nëpër ndeshje, edhe pse ai është kaq i vyeshëm”, mbylli anglezi.
Belgu ka 19 paraqitje në Premier Ligë këtë sezon dhe ka pesë gola dhe një asist, përderisa ka 12 gola në të gjitha garat nën drejtimin e Tuchel në edicionin 2021/22.

Vlera aktuale e tij është 85 milion euro, 15 milion më pak nga sa kishte tek Inter – të cilët i la vitin e kaluar për t’u rikthyer “Stamford Bridge”. /Shqip.com