Sport Ndërkombëtar

Lukaku nuk do të rikthehet te Chelsea, pas huazimit

Romelu Lukaku

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku nuk ka ndërmend të rikthehet te Chelsea, pas huazimit te Interi.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se ndërsa Lukaku synon të kthehet nga lëndimi i tij në ndeshjen kundër Romës, ai beson se e ardhmja e tij nuk qëndron në “Stamford Bridge”.

Romelu Lukaku

Ai nuk ka nostalgji për Chelsean apo Premier League dhe ndihet i mërzitur nga ajo që ka ndodhur gjatë kohës së tij në Angli.

Ndërsa Graham Potter ka zëvendësuar Thomas Tuchel, Lukaku ende nuk ka ndërmend të kthehet në Londër sezonin e ardhshëm dhe ai dëshiron të qëndrojë në Inter.

Pritet që afër fundit të sezonit aktual të konfirmohet huazimi për Interin.

Romelu Lukaku

Marrëdhëniet midis Todd Boehly dhe Roc Nation janë të shkëlqyera dhe shtrihen në shumë vite.

Ai këtë stinor me Interin ka zhvilluar vetëm tri paraqitje në Serie A dhe ka shënuar një herë.

Ndërsa, belgu me Chelsean stinorin e kaluar pati tetë gola në 26 ndeshje./Shqip.com