Lukaku arrinë marrëveshje me Chelsean

Sipas të gjitha gjasave, Romelu Lukaku do të rikthehet te Chelsea pas një karriere të bujshme me klubet më të mëdha evropiane, shkruan Shqip.com.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se “The Blues” kanë arritur marrëveshje me Interin për sulmuesin belg.
Mediat italiane raportojnë se dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit në “Stamford Bridge” për 115 milionë euro.
Fabrizio Romano raporton se Lukaku ka arritur marrëveshje me Chelsean për 12 milion euro në vit.
28-vjeçari pati 15 paraqitje me Chelsean por nuk arriti të shënoi asnjë gol për ta.
Por, ai pati paraqitje të nivelit të lartë nën drejtimin e Antonio Contes në “San Siro”, duke kontribuuar me 64 gola në 96 paraqitje zyrtare për ta./Shqip.com
Romelu Lukaku now one step away from joining Chelsea. Inter and Chelsea are close to reach the agreement for €115m as final fee [no player included, at the moment]. 🔵 @SkySport #CFC
Lukaku has an agreement on personal terms with Chelsea. €12m net per season as salary.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2021