Rozë

Luizi thyen rekord, ka arritur atë që se arriti “Big Brother” vitin e kaluar

Luizi

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka marrë vëmendjen dhe duket se ka fituar zemrat e publikut shqiptar.

Ai ka thyer rekord edhe sipas ekspertit të IT-së, Tomi Kallanxhi, i cili ka treguar se ai ka arritur gati në 1 miliard shikime në rrjetet sociale.

Sipas tij, një shifër e tillë nuk është arritur nga i gjithë Big Brother i vitit të kaluar.

“Këtë vit aq shikime sa mund të ketë arritur Big Brother i vjetshëm, e ka arritur vetëm Luiz Ejlli. Këtë vit ka ndikuar edhe TikTok dhe i ka dhënë shumë krah emisionit për ta çuar në majë. Të gjithë prodhojnë kontent për Luizin. Imagjino fansat e Luizit janë si një staf prej 500 deri 1 mijë veta që postojnë çdo ditë video për ty pa rrogë. Qyteti që kërkon më shumë Luiz Ejllin është Shkodra, më pas Lezha, Tirana, Durrësi. Qyteti që interesohet më pak për Luizin është Korça”, deklaroi Tomi Kallanxhi në emisionin “ËakeUp”.

Qytetet që kërkojnë më shumë për Kiarën në Google janë Kukësi, Tirana, Elbasani.

Po ashtu, ai zbuloi se qytetet që kërkojnë më shumë për Oltën në Google janë Gjirokastra, Durrësi dhe Tirana.

/Shqip.com