Luizi tallet me Kiarën: Jam postieri, nuk lexoj letra
Publikuar:
(02.10.2023 12:58:25)
Çifti i njohur nga spektakli televiziv “BBV2”, Luizi dhe Kiara, janë në qendër të vëmendjes nga mediat, për shkak të postimeve që bëjnë së bashku, duke ndarë me ndjekësit e tyre momente nga përditshmëria.
Moderatorja, ka qenë pjesë e një “giveaway”, në të cilën do të dhurohen telefon, makina e shumë gjëra të tjera.
Në videon që tregohen hapat që duhen ndjekur, Kiara shfaqet me postierin teksa merr një letër dhe pyet postierin se çfarë shkruan në letër.
Sigurisht që as këtu s’ka munguar komenti i Luizit, i cili ironizon fjalët e partneres së tij.
“Për mua? për çfarë bëhet fjalë?
– Jam postier moj motër, unë i dërgoj dhe nuk i lexoj”, ka shkruar ai.
/Shqip.com