Rozë

Luizi nervozohet pasi produksioni ia ndërpret bisedën me nënën

Big Brother VIP Albania u ka dhënë mundësi banorëve të flasin me familjarët e tyre për të marrë nga ta mendimin për të vazhduar garën apo jo pas sulmit ndaj “Top Channel” ku mbeti i vrarë një punonjës.

Luizi bisedoi me nënën, mirëpo kishte disa probleme.

Luizi ankohej se nuk po e dëgjon asgjë gjatë telefonatës, ai fillimisht ka dalë nga dhoma.

Më pas produksioni i ka dhënë edhe një mundësi, teksa telefonata dëgjohej më mirë, produksioni i thonë se koha e tij ka mbaruar.

Nëna e Luizit i tha se ai ka mbrapa një shqiptari dhe se e ka bërë shumë krenare.

/Shqip.com