Rozë

Luizi: Çkado që marr me vete do e ndaj me familjen e Pal Kokës

Banorët e Big Brother VIP Albania, janë tronditur pasi morën lajmin për sulmin ndaj “Top Channel” dhe vdekjen e punonjësit.

Ata kanë shpërthyer me lot në sy, pasi Arbana ju tregojë për ngjarjen.

Mirëpo, Luizi ka habitur me një deklaratë, ai tha se ato që do të fitojë në BBVA, do të t’i ndajë me familjarët e viktimës.

“Po qaj se unë e kam njohur edhe jashtë rojën. Më vjen shumë keq. Jam i bindur që ai lloj sulmi nuk ka qenë për ne. Kjo godinë, kjo media është me e sigurt se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër, akt terrorist. Mund të them që të gjithë bashkë mund t’ia dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit dhe duke patur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca jonë. Ne këtu brenda jemi shumë të sigurt dhe kemi njëri-tjetrin. Debatet këtu shumëzohen me zero, përpara kësaj ngjarje. I them familjarëve të Kolës se çfarë do të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë të konsiderueshme do ia dhuroj”, ka thënë Luizi.

/Shqip.com