Rozë

Lugati vjen me surprizën e shumëpritur të premten

Ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica i njohur si Lugati, ishte mjaft i pëlqyer nga publiku.

Ai pasi u largua javë më parë nga shtëpia për shkak të disa problemeve shëndetësore, ka njoftuar se do të publikojë këngën e re.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka njoftuar se kënga e titulluar “Wow”, do të publikohet të premten.

Ai ka bërë të ditur se rreth këtij projekti ka punuar më shumë se një vit.

/Shqip.com