Rozë

Lugati me lot në sy ka një mesazh për banorët e BBVK

Ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati ka surprizuar banorët me një video-mesazh.

Ai tha se brenda shtëpisë ka kaluar një kohë shumë të mirë.

“Kam kaluar kohë fenonemenale mua me duhet pak kohë që të kujdesem për shëndetin tim pastaj të kthehem me projekte të reja”, tha Lugati.

Ai me lot në sy i përshëndeti banorët dhe ju uroj suksese në rrugëtimin e tyre.

Gjoni u largua nga shtëpia për shkak të një përkeqësimi shëndetësor që kishte.

/Shqip.com