Luana vazhdon fushatën, poston foto më shenja dhune
Publikuar:
(18.05.2022 20:52:56)

Këngëtarja shqiptare Luana Vjollca po vazhdon fushatën e saj kundër dhunës.
Së fundmi, Luana pasi kishte shlyer të gjitha fotot nga Instagrami, ajo kishte treguar se ka filluar një emision kundër dhunës ndaj gruas, me emrin “Thuaje”.
E në kuadër të kësaj fushatë ajo lansoi edhe këngën “Si njerëz” një këngë e realizuar nga dy mjeshtrit, Aida Baraku që shkroi tekstin dhe muzikën që e bëri Armend Rexhepagiqi.
Sot, Luana postoi disa foto ku shihet e maskuar me shenja dhune teksa ka treguar edhe për shumë mesazhe që i shkojnë asaj në drejtim të saj pas emisionit të saj “Thuaje”.
Kujtojmë që Luana, ka qenë pjesë e emisionit “Shiko kush luan”, me të cilin kishte mjaftë shikueshmëri e sukses.
