Loredana dhe Karim Adejemi i japin fund beqarisë, këngëtarja dhe futbollisti gjerman celebrohen! Ja fotot e çiftit
Publikuar:
(22.12.2024 15:04:09)
Këngëtarja shqiptare, Loredana, i ka dhënë fund beqarisë dhe ka celebruar dashurinë e saj me futbollistin gjerman, Karim Adejemi.
Lajmin për celebrimin e tyre e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Loredana ka publikuar një foto krah bashkëshortit të saj, teksa tregojnë duart me unazat në gisht.
“02.10.2024 💍👰♀️ Përgjithmonë”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë se një vit më parë Loredana ka konfirmuar lidhjen me Adejemin, i cili është 6 vite më i vogël.
/Shqip.com